Ta rrëzojmë këtë diktaturë”, Berisha shpall protestën e radhës më 10 shkurt

Mos i humb

Kreu i PD-së Sali Berisha njoftoi sot në 30 dhjetor se protesta e radhës e opozitës së bashkuar do të mbahet në 10 shkurt.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë kreu i PD-së, Sali Berisha në një deklaratë për mediat. Ai tha se më 10 shkurt, në orën 17:00, para Kryeministrisë, do të mbahet tubimi i radhës, kundër padrejtësisë, për një qeveri teknike

Kreu i PD-së, Sali Berisha i ka mbyllur derën opsioneve për bashkëpunim me PS për t’u ulur për reformën territoriale të hënën. Ky afat ishte vënë nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Ai tha se çështja e Lubi Ballukut është më e turpshmja në histori.

“Bllokimi që i bëjnë drejtësisë dhe mbrojtja që i bëjnë vjedhjeve miliardëshe të Ramës dhe Lubisë bëjnë të pamundur çdo formë bashkëpunimi me mandatet e krimit të kësaj maxhorance. Lubi Balluku është historia më e turpshme e një vendi, ku kreu i organizatës kriminale përdor si mburojë atë për të shpëtuar veten e tij.”, tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit