Berisha paralajmëron Ramën: Nëse shkon në KiE do pritesh me protesta

Mos i humb

Partia Demokratike zhvillon sot, 2 shkurt, mbledhjen e grupit parlamentar. Kreu i selisë blu, Sali Berisha, vlerësoi punën e deputetëve demokratë dhe tha se zemërimi i qytetarëve po shkon në përmasa të papërmbajtura. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se është arkitekt i korrupsionit në Shqipëri dhe se duhet të japë dorëheqjen.

“E vlerësoj punën që keni bërë me zgjedhësit, por ju garantoj se zemërimi i qytetarëve po shkon në përmasa të papërmbajtura. Ka një revoltë të brendshme shpirtërore te njerëzit e thjeshtë që e shohin se edhe ajo shpresë që kishin te drejtësia për ndëshkimin e korrupsionit u shua. Ata kuptuan se shkaku, autori, arkitekti i sistemit të korrupsionit në Shqipëri e ka emrin Edi Rama”, tha Berisha.

Berisha paralajmëroi Ramën se nëse do të shkojë në Këshillin e Europës do ta presin shqiptarët me protesta.

“Nuk ka vend për ata të cilët sillen si me qenë i biri i Enver Hoxhës aty dhe shanset i ka minimale, për të thënë të pakëta, sidoqoftë se në rast se ky synon të shkojë në atë seli, shqiptarët e Francës dhe Gjermanisë do i ketë para saj. Po, do organizohet një nga protestat më të fuqishme sepse e meriton. Tani, keni parë ju, deputetë me mandate krimi, delinkuentë, kalojnë si hiena nga një sallë në tjetër duke thënë se ja si e nxin ky Shqipërinë, pse unë them të vërtetat dhe mbroj dinjitetin e shqiptarëve që nuk kanë lidhje me këta hajdutë. Kurse ata mbrojnë krimet e tyre”, tha Rama.

Kujtojmë se pak para se të niste mbledhja e grupit parlamentar të PD-së u zhvillua mbledhja e Komisionit të Posaçëm të Reformës Territoriale, ku deputetët demokratë nuk morën pjesë.

Për këtë çështje, mazhoranca ka paralajmëruar se do të aplikojë mekanizma zhbllokues, duke iu referuar kërkesës së PS-së për të ndryshuar formulimin e funksionimit të komisioneve të posaçme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit