Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu u shpreh sot gjatë seancës parlamentare në Kuvend se punonjësit e policisë u dhunuan në protestën e drejtuar nga kreu i PD-së, Sali Berisha.
Në replikë me Berishën, Koçiu iu drejtua Berishës me etiketimet “dhunues dhe gënjeshtar patologjik”.
“Siç ishe ti në spital edhe unë isha në spital po ti zgjidhe të mos shohësh policët, mbylle sytë. Policët morën shërbim në spital dhe sot janë të shtruar aty. Je gënjeshtar patologjik, përveçse je dhunues dhe porositës kronik i dhunës, i derdhjes së gjakut, e ke në gen atë gjakun që do të derdhësh”, tha Koçiu.
Koçiu iu drejtua Berishës duke thënë se policët u dhunuan në protestën e porositur nga vetë ai.
“Të kërkosh ndjesë dhe të distancohesh nga dhuna që u ushtrua ndaj policisë së shtetit. Ty të ka dënuar historia, i ke fantazmat në dollap. Nuk ke marrë drejtësi, por shpirtrave të atyre që ke dhunuar dhe vrarë nuk u shpëton dot, do të të përndjekin”, përfundoi Koçiu


