Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla, njëkohësisht drejtues politik i PS-së për diasporën, gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih, u takua me anëtarin e Bundestagut, anëtar i Grupit CDU/CSU, Carl-Philipp Sassenrath.
Gjatë takimit, Balla bëri të ditur se ndanë mendime mbi procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian si dhe mbi çështje të tjera.
Balla nënvizoi se “me këtë ritëm reformash, e reflektuar në ecurinë e mbylljes së kapitujve të marrëveshjes për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, objektivi ynë, Shqipëria në 2030 anëtare e BE është plotësisht i arritshëm”.
Një ditë më parë Balla u takua edhe me Richard Grenell, të dërguarin special të presidentit Donald Trump për misionet speciale të ShBA si dhe me presidenten e Bullgarisë, Iliana Iotova.


