Situata në aksin Librazhd–Pogradec, në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës”, është agravuar gjatë orëve të fundit për shkak të rrëshqitjes së dherave.
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), pas vlerësimit të kryer në terren dhe në koordinim me Policinë e Shtetit, njofton se do të ndalohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe i autobusëve ë këtë segment, deri në një njoftim të dytë, për arsye sigurie.
Sipas ARRSH-së, masa është marrë për të parandaluar rreziqet e mundshme për drejtuesit e mjeteve dhe për të garantuar sigurinë e jetës së përdoruesve të rrugës, në kushtet e përkeqësimit të situatës në zonën e rrëshqitjes.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë dhe operatorëve të transportit të shmangin këtë aks dhe të përdorin rrugë alternative deri në stabilizimin e plotë të situatës.


