Protesta dhe përplasjet, Berisha ngre akuza për përdorim të mjeteve të forta nga policia

Mos i humb

 

Një ditë pas protestës së PD, Berisha ka dënuar dhunën që sipas tij, ushtroi policia ndaj protestuesve.

Ai tha se goditja me spry që përdoret për arinjtë, u përdor qëllimisht ndaj protestuesve, në mënyrë selektive.

“Nëmënyrë selektive janë goditur dhe qëlluar me spry drejtuesit e PD, Flamur Noka, Luciano Boçi, Aulon Kalaja dhe shumë të tjerë.

Dënoj me forcën më të madhe shtazërinë e ushtruar nga policia dhe dhunën ndaj tyre. Sot në komisariat ka njerëz të torturuar. Aulon Kalaja u qëllua me shkop pas koke dhe janë një seri demonstruesish paqësorë. Për të justifikuar dhunën, sollën policë të plagosur por asnjë prej tyre nuk kishte plagë dhe u bënë qesharakë para personelit mjekësor”, tha Berisha.

Sali Berisha: Para së gjithash dëshiroj të përshëndes ata dhjetëra mijëra qytetare e qytetarë, opozitare e opozitarë, që dje me uraganin e fuqishëm në kryengritjen tonë paqësore i kallën datën dhe tmerrin narkoregjimit të Edi Ramës.
Të përshëndes përzemërsisht herionjtë tanë në qelitë e komisariateve, të cilët përballë torturave çnjerëzore, goditjeve shtazore që morën nga narkopolicë të droguar, qëndruan të pamposhtur dhe nuk pranuan të japin asnjë deklaratë siç donin banditët që i arrestuan.
Dënoj me forcën më të madhe dhunën ndaj protestuesve dhe dhunën e hapur dhe të programuar ndaj drejtuesve kryesorë të PD dhe deputetëve të kësaj partie, të cilët ishin absolutisht që të gjithë në protestën më paqësore dhe po jepnin kontributin më të madh për ruajtjen e karakterit paqësor të protestës, të cilën banditë me uniformë, narkokomisarë të tipit Skënder Balluku, Sokol Besëpreri, Enton Pallushi dhe Dashi i operacionales bënë gjithçka për ta shndërruar aët në një protestë të dhunshme.
Për këtë qëllim, në mënyrë të programuar ata përdorën një armë me fuqi të njohur letale siç është spraji kundër ariut, i cili është dhjetëra herë më i fuqishëm se spraji që përdoret kundër njeriut.
Përdorimi i këtij spraji përbën një krim, një vepër të rëndë penale dhe është i ndaluar në të gjithë konventat.
Kjo është policia e parë në botë që përdor sprajin e ariut kundër qytetarëve dhe protestuesve.
Në mënyrë selektive janë goditur dhe shënjuar me spraj drejtuesit kryesorë të PD dhe deputetët e saj Flamur Noka, Luçiano Boçi, Klevis Balliu, Ivi Kaso, Blendi Himçi, Aulon Kalaja dhe shumë të tjerë.
Me këtë rast dënoj me forcën më të madhe shtazërinë e treguar ndaj demonstruesve.
Dënoj torturat e ushtruara ndaj tyre në komisariat. Edhe sot në komisariat ka demonstrues të torturuar me shenja të hapura tortura.
Aulon Kalaja, pasi u verbua me spraj ariu, u godit në një hakmarrje të verbër me shkop prapa koke, duke e lënë pa ndjenja.
Po kështu janë një seri demonstruesish paqësorë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit