Tension në Kuvend, Alizoti: Nëse s’ka përballje, mbylleni Parlamentin

Mos i humb

Kritik ka qenë qëndrimi i Tomor Alizotit, gjatë fjalës së tij në Kuvend, lidhur me problemet e Bujqësisë.

Ai theksoi se politika është përballje, dhe se ministri i Bujqësisë duhet të paraqitet në Kuvend dhe të jap llogari për problemet e qytetarëve.

“Të jesh ministër dhe të refuzosh interpelancën nuk ka sens politik. Politika është përballje Ai që është ministër duhet të japë skemën e tij politike për Bujqësinë. Është hallkë e rëndësishme e ekonomisë shqiptare. Edhe nëse ligji e paska parashikuar që ai është në hetim dhe nuk mund të flasë gjeni një ministër tjetër që t’i përgjigjet shqiptarëve për hallet e tyre. Ç’kuptim ka parlamenti, vërini drynin dhe lëreni, parlamenti është debat. Gjeni një ministër që di të flasë që e di çfarë është Bujqësia…”, tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit