Partia Demokratike ka hyrë në një fazë procesi zgjedhor të brendshëm. Këtë të enjte, 30 prill, në orën 12:00 ka skaduar afati për dorëzimin e kandidaturave për postin e kryetarit të forcës opozitare më të madhe në vend.
Deri më tani, raportohet se kanë shprehur vullnetin e tyre për postin e kryedemokratit, Sali Berisha, Ervin Salianji dhe Evi Kokalari (aktiviste), Merjeme Sala (mjeke) dhe Alesia Balliu.
“Ka pasur një muaj kohë për këdo që aspiron”, deklaroi ai.
Vlen të theksohet se Salianji e ka çuar kandidaturën e tij në seli pëmes përfaqësuesve, ata nuk janë lejuar të futen brenda.
Kështu, kandidaturën e tij e ka dorëzuar në formë elektronike.
Në të njëjtën formë ka vepruar edhe Kokalari, pasi përfaqësues të saj janë ndeshur me të njëjtën situatë në selinë blu.
Pritet që sot të mësojmë kandidaturat zyrtare, ndërsa Berisha ndodhet në Zagreb.


