Në ditën e Europës, kryeministri Edi Rama deklaroi se BE mbetet një ëndërr dhe tokë e premtuar. Gjatë fjalës së tij në takimin ku është dhe ambasadori i BE, Silvio Gonzato, Rama tha se shteti i të drejtës nuk mund të negociohet.
Duke vendosur një drejtësi, që nuk ka të dytë në rajonin tonë.
Është shprehja më kuptimpltë që të bëjë Shqipërinë jo një vend ku të shkojë në BE, por që BE të bëhet pjesë e pandarë. Do të ishte e pamundur që të ndërmerrnim dhe jo më ta zbatonim me të gjitha vështirësitë e kuptueshme një reformë të tillë, nëse nuk do të kishim Europën si ëndërr dhe tokë të premtuar, si amanet dhe mision të pazëvendësueshëm, dhe nga ana tjetër nëse nuk do të kishim BE si partner të pandarë në këtë rrugë ku dija e BE e transferuar drejt nesh për mënyrën se si një vend mund të kthehet në arkitekturë drejtësie, është diçka që nuk mund të blihet dhe të mendohet jashtë perimetrit të Europës.
Të qenit në BE është mundësi. BE garanton perimetrin e shtetit të së drejtës.
Shteti i të drejtës nuk mund të negociohet, por vetëm të respektohet kur e ke dhe të ndërtohet kur se ke.”, tha ai.


