Berisha: Rama rrahu gjoksin për prokurimet, sistemi elektronik një fasadë!

Mos i humb

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi edhe sot, 12 maj, me akuzat ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama lidhur me sistemin e prokurimeve publike në Shqipëri, duke deklaruar se transparenca ka pësuar rënie të fortë dhe se kompanitë europiane po përjashtohen nga tenderat publikë.

“Njeriu që në çdo fjali nxjerr një gënjeshtër është bërë barsoletë e vërtetë në Shqipëri, në Evropë dhe më gjerë. Edi Rama doli dje me shifra dhe statistika para, rrahu gjoksin për prokurimet transparente me pretendimin se ato kanë shënuar përmirësime spektakolare duke qenë i paaftë të lexojë shifrat, t’i interpretojë grafiqet, tabelat e institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare që faktojnë absolutisht të kundërtën”, tha Berisha.

Në konferencë për mediat, Berisha argumentoi se të dhënat e publikuara nga organizata europiane Open Tender EU tregojnë se kriteri i transparencës në prokurimet publike në Shqipëri vlerësohet vetëm me 54.5 pikë, pavarësisht se sistemi elektronik i prokurimeve përdoret që nga viti 2010.
Sipas tij, kjo tregon se sistemi elektronik nuk po funksionon si duhet dhe se treguesit e transparencës kanë pësuar rënie të ndjeshme ndër vite.

Berisha pretendon se “mafia qeveritare” nuk lejon asnjë kompani nga vendet e Bashkimit Europian të fitojë tendera me vlerë në Shqipëri. Theksoi se Shqipëria është rasti i vetëm ku në listën e kontraktorëve të mëdhenj mungojnë kompanitë prestigjioze europiane, duke e cilësuar këtë situatë si shkelje të rëndë të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA).

Kreu i PD-së nënvizoi se marrëveshja detyron Shqipërinë të trajtojë në mënyrë të barabartë kompanitë dhe investitorët që marrin pjesë në garat publike, ndërsa injorimi i këtij parimi, sipas tij, dëmton konkurrencën dhe tregun shqiptar. Rikujtoi se Shqipëria ishte vendi i parë që aplikoi sistemin digjital të prokurimeve publike dhe se në vitin 2010 mori çmimin e dytë nga OKB për transparencën në shërbimin civil, pas certifikimit të sistemit nga Banka Botërore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit