Përplasje Rama–Berisha për tenderat, kryeministri ironizon kritikët

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të kreut të PD-së, Sali Berisha sa i takon Prokurimeve Publike që do të monitorohen nga Inteligjenca Artificiale. Në një reagim në ‘X’, kreu i qeverisë thekson se integriteti i Prokurimeve Publike nuk ka pësuar rënie.

Ai tha se me Diellën në prokurimet publike do të arrihet brenda këtij mandati, një nivel integriteti e shpejtësie që do të ta rendisë Shqipërinë në nivelin më të lartë europian.

REAGIMI I RAMËS
Hedh budallai i madh një gur në lumë dhe pastaj të vegjëlit bëjnë si të mençur për ta nxjerrë, duke thënë që integriteti i prokurimeve publike në Shqipëri paska shënuar rënie!
Po se si e shënoi këtë rënie, kur në fakt Shqipëria u përfshi për herë të parë në portalin europian të matjes së integritetit të prokurimeve për shtetet e Bashkimit Europia, duke dalë më mirë se sa shumë prej tyre, këtë as i madhi e as të vegjëlit nuk kanë se si e thonë, sepse budallallëku ka kufi vetëm vetveten🤷🏻‍♂️
Rëndësi ka që duan s’duan ata që s’duan, sot Shqipëria vlerësohet ndërkombëtarisht si asnjëherë më parë, edhe në fushën e prokurimeve, ku kemi bërë progres të madh dhe jemi ende në ngjitje, sepse me Diellën në prokurimet publike do të arrijmë brenda këtij mandati, një nivel integriteti e shpejtësie që do të na rendisë në nivelin më të lartë europian, falë Inteligjencës Artificiale🇦🇱🦅🇪🇺

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit