Marrëveshja e financimit, 250 milionë euro kredi për NVM-të, garanci sovrane për 70% të kolateralit

Mos i humb

U nënshkrua në Tiranë Marrëveshja Kuadër për zbatimin e Programit Kombëtar të Financimit të Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, midis Bankës së Shqipërisë, ministrive të linjës dhe bankave tregtare.

Marëveshja u nënshkrua nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla, ministri i Financave Petrit Malaj, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj dhe Seyhan Pencabligil, zëvendëskryetar i Shoqatës Shqiptare të Bankave, drejtor i përgjithshëm dhe anëtar i Bordit Drejtues të BKT.

Në ceremoni ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama.

Marrëveshja ndërmjet shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes shqiptare për Programin Kombëtar të Financimit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM) “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, synon të mbështesë bizneset e vogla dhe të mesme në Shqipëri përmes financimeve të favorshme për zgjerimin e investimeve në inovacion, digjitalizim, teknologji dhe investime të gjelbra.

Marrëveshja u vlerësua nga autoritetet si një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të ekonomisë, rritjes së konkurrueshmërisë dhe përafrimit me standardet e Bashkimit Europian.

Marrëveshja parashikon krijimin e një instrumenti të ri kredie me një likuiditet prej 250 milionë euro, i mbështetur nga Banka e Shqipërisë i kanalizuar përmes sektorit bankar për bizneset me norma të ulëta interesi, gjithashtu i mbështetur nga Ministria e Financave përmes një garancie sovrane që mbulon deri në 70% të kolateralit, duke lehtësuar aksesin në financim për bizneset dhe fermerët shqiptarë.

Nënshkrimi i marrëveshjes mes shtetit, bankave dhe biznesit në kuadër të programit “Dyfisho Biznesit”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit