Studentët shqiptarë në Shkup nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre për mbrojtjen dhe mundësinë e dhënies së provimeve shtetërore në gjuhën shqipe. Pas paralajmërimit të tyre për zhvillimin e protestës së dytë më 18 maj, kryeministri Hristijan Mickoski duket se ka bërë një hap prapa, duke deklaruar se qeveria po punon për të gjetur një zgjidhje. Kryeministri kërkoi durim nga ana e studentëve pasi qeveria do t’i drejtohet Komisionit të Venecias.
“Bëhet fjalë për një çështje mbi të cilën po punojmë si qeveri. Besoj se shumë shpejt do të dalim me një propozim-zgjidhje, i cili do të jetë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe standardet ndërkombëtare. Prandaj, u bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve në këtë proces që të bëjnë durim”, shprehet ai.
Sipas kryeministrit Mickoski, protestat po nxiten nga forca politike që synojnë tensione dhe përçarje.
Një muaj më parë, studentët shqiptarë protestuan përpara Ministrisë së Drejtësisë dhe Qeverisë në Shkup. Me thirrjet “unë flas shqip”, studentët kërkuan dhënien e provimit të jurisprudencës dhe provimeve të tjera shtetërore në gjuhën shqipe – një e drejtë që, sipas tyre, garantohet edhe me Kushte


