Kurti i kërkon BE-së statusin e vendit kandidat: Serbia sulmon, në vend që të bashkëpunojë

Mos i humb

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me komisioneren evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka kërkuar avancim të Kosovën në procesin integrues në BE dhe atë të vendit kandidat.

Ai tha se nuk po kërkojnë as rrugë të shkurta e as derë të pasme, por vetëm proces meritor. Ndërkohë theksoi nevojën që përgjëgjësitë e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit të dalin para drejtësisë, pasi siç tha ai, pa llogaridhënie rreziku ndaj sigurisë mbetet i lartë.

“Kjo është sfidë sa për sigurinë po aq edhe për bashkëpunimin rajonal”, tha ai, ndërsa foli për qasjen destruktive të Serbisë ndaj Kosovës.

Në konferencën e përbashkët me Kos, kryeministri në detyrë deklaroi se gjetja e unitetit brenda BE-së për të marr vendime karshi Kosovës është detyrë e përbashkët.

Sipas tij momenti i zgjerimit nga ana e Bashkimit Evropian duhet të rezultojë me avancimin e merituar të Kosovës.

“Janë bërë mbi 40 muaj që kur kemi aplikuar dhe momenti i ripërtrirë i zgjerimit nga ana e BE-së duhet të rezultojë me avancimin e merituar të Kosovës. Mbështetja publike për BE, për anëtarësimin në BE qëndron vazhdimisht rreth 90% në vendin tonë dhe është ndër më të lartat nga të gjitha vendet kandidate. Jemi të vetëdijshëm për sfidat që ekzistojnë, por kërkohet unitet në angazhim. Gjetja e unitetit brenda BE-së për të marr vendime karshi Kosovës është detyrë e përbashkët sigurisht që ne po punojmë me shtetet anëtare, por kërkohet që institucionet e BE të shtyjnë këtë unitet përpara. Zgjerimi është mjeti më i suksesshëm i politikës së jashtme të BE-së. Vakumi që lë BE po synohet që të mbushet nga akterët të tjerë dashakëqij të  cilët minojnë vlerat e BE-së dhe rrezikojnë sigurinë tonë të përbashkët. Prandaj, është përgjegjësia e të gjithë neve që Kosova të avancoj në procesin e integrimit”, deklaroi Kurti.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se Kosova ka bërë progres në shtyllat themelore të cilat duhet të njihet nga Bashkimi Evropian në kontekst të zgjerimit.

Kurti deklaroi se po punojnë maksimalisht për të minimizuar ndikimin në reforma që po shkaktohet nga bllokada në Kuvend.

Edhe sot kryeministri në detyrë, Albin Kurti kërkoi llogaridhënie për sulmet terroriste të kryera në Kosovës.

“Llogaridhënia për këto sulme është thelbësore, pasi pa llogaridhënie rreziku ndaj sigurisë sonë mbetet i lartë e kemi një fqinj agresor që të sulmon në vend që të bashkëpunojë. Kjo është sfidë sa për sigurinë po aq edhe për bashkëpunimin rajonal. Megjithatë, ne jemi proaktiv dhe kemi kontribuar në integrimin ekonomik të rajonit”, u shpreh ai.

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos sot ka takuar edhe ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiun.

Vizita e së premtes në Kosovë është e para për komisioneren për zgjerim në BE, prejse ajo mori detyrën, në vitin 2024. Agjenda e saj nuk parasheh ndonjë vizitë në vendet tjera të rajonit, para ose pas qëndrimit në Prishtinë.

Kos kishte planifikuar një vizitë në Kosovë më 12 mars, por ajo u anulua për shkak të zhvillimeve politike të atyre ditëve – presidentja Vjosa Osmani pati nxjerrë një dekret për shpërndarje të Kuvendit, më 6 mars meqenëse ky organ shtetëror nuk ia doli ta zgjedh kryetarin e shtetit, një ditë me herët, kur ishte afati i fundit për ta bërë një gjë të tillë.

Kjo vizitë i bie të realizohet tri javë para zgjedhjeve të reja që mbahen në Kosovë, më 7 qershor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit