Ndryshime në legjislacion, Balla propozon projektligjin për autorin dhe mediat

Mos i humb

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ishte i pranishëm këtë të mërkurë, 1 korrik, në mbledhjen e komisionit kombëtar të integrimit.

E pranishme ishte dhe kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi.

Në tryezë u diskutuan progresi dhe sfidat në kuadër të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, si dhe për luftën kundër piraterisë digjitale dhe audiovizive.

Balla u shpreh se Kuvendi ka një rol kyç në procesin e integrimit evropian, përmes miratimit dhe mbikëqyrjes së zbatimit të legjislacionit, si edhe dialogut me institucionet dhe partnerët ndërkombëtarë.

Ai bëri të ditur se po shqyrtohen ndryshime në ligjin për të drejtën e autorit dhe legjislacionin për mediat audiovizive, si pjesë e përafrimit me standardet e BE-së.

“Kuvendi i Shqipërisë, përmes Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian dhe përmes komisioneve përgjegjëse, ka një rol të pazëvendësueshëm. Së pari, përmes monitorimit të procesit të zbatimit të ligjeve, duke iu informuar se jemi në proces të miratimit të legjislacionit të nevojshëm për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga kapitujt 7 dhe 10. Së dyti, përmes funksionit tonë të pazëvendësueshëm mbikëqyrës, duke monitoruar zbatimin e reformave dhe punën e institucioneve përgjegjëse dhe së treti, përmes këtij këshilli, i cili ka krijuar një platformë dialogu përmes pjesëmarrjes së institucioneve, shoqërisë civile, operatorëve të biznesit, komunitetit krijues dhe partnerëve tanë evropianë. Aktualisht Kuvendi është angazhuar në shqyrtimin e një projektligji të ri për të drejtën e autorit dhe në procesin e përmirësimit të legjislacionit për mediat audiovizive, në bashkëpunim me ekspertët e Kuvendit dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë. Dëshmi e këtij procesi është fakti që ne nuk e shohim si një proces formal, por si një proces të vazhdueshëm të modernizimit të shtetit shqiptar”, u shpreh Balla.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit