Liria nuk duhet marrë si e mirëqenë”, Von der Leyen mesazh për zgjerimin e BE-së

Mos i humb

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka vlerësuar procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke theksuar se anëtarësimi i vendeve të reja do ta bëjë unionin më të fortë. Gjatë Forumit të dytë për Zgjerimin e BE-së, që po zhvillohet në Bruksel, në prani edhe të komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, Von der Leyen u ndal te perspektiva evropiane e vendeve kandidate dhe rëndësia e afrimit të Ballkanit Perëndimor me tregun e përbashkët evropian. Në aktivitetin e titulluar “Evropa më e gjerë – Evropa më e fortë” marrin pjesë liderë politikë, përfaqësues të shoqërisë civile, të rinj dhe përfaqësues të biznesit nga vendet anëtare të BE-së dhe ato që aspirojnë anëtarësimin. Pjesë e forumit janë edhe Ambasadorët e Rinj Evropianë nga vendet e zgjerimit. Von der Leyen theksoi se Evropa ka një mundësi të rëndësishme për të bashkuar popujt e saj dhe për të ndërtuar një Bashkim ku më shumë qytetarë të jetojnë në liri, ndërsa fëmijët të rriten në paqe dhe prosperitet. “Ne kemi një shans për t’i bashkuar popujt e Evropës. Për të ndërtuar një Bashkim ku më shumë evropianë mund të jetojnë në liri, ku fëmijët mund të rriten në paqe dhe prosperitet dhe ku ne mund të vendosim vetë për të ardhmen tonë”, u shpreh presidentja e Komisionit Evropian. Ajo vlerësoi gjithashtu potencialin e të rinjve nga Ballkani Perëndimor, duke theksuar se talentet e tyre mund të sjellin vlera të reja në tregun e përbashkët evropian. Në fokus të diskutimeve ishte edhe Shqipëria, për të cilën Von der Leyen deklaroi se po shënon progres domethënës në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Forumi synon të trajtojë hapat e mëtejshëm për një Union më të zgjeruar dhe më të fortë, si dhe rolin që vendet kandidate mund të luajnë në të ardhmen e projektit evropian.  
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit