Kuvendi mblidhet në seancë plenare, 13 deputetë të opozitës të përjashtuar

Mos i humb

Ka nisur seanca plenare në Kuvend, ku në fokus të diskutimeve dhe votimeve do të jetë shqyrtimi në parim i projektbuxhetit të vitit 2027 dhe paketës fiskale.

Projektligjet kanë kaluar më herët në komisionet parlamentare dhe pritet të marrin sot diskutimin e parë në sallën e Kuvendit.

Seanca pritet të zhvillohet në një klimë tensioni politik, pasi opozita do të përfaqësohet me një numër të reduktuar deputetësh.

Aktualisht janë 13 deputetë të Partisë Demokratike të përjashtuar nga punimet e Kuvendit, mes tyre kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, dhe sekretari i përgjithshëm, Flamur Noka.

Për të përcaktuar qëndrimin dhe vijimin e aksionit parlamentar, demokratët do të mbledhin grupin parlamentar.
Përveç projektbuxhetit 2027, në rendin e ditës janë përfshirë edhe disa projektligje që lidhen me paketën fiskale, konkretisht ndryshimet në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, tatimin mbi vlerën e shtuar, procedurat tatimore, taksat kombëtare dhe akcizat.

Rendi i ditës së seancës plenare:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 29.10.2026.
2. Njoftime.
3. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 29/2023, ‘Për tatimin mbi të ardhurat’, të ndryshuar”.
4. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 92/2014, ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.
5. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, ‘Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.
6. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, ‘Për taksat kombëtare’, të ndryshuar”.
7. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 61/2012, ‘Për akcizat në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.
8. Projektligji “Për buxhetin e vitit 2027”.
9. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 22/2018, ‘Për strehimin social’, të ndryshuar”.
10. Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 169/2026 të Kuvendit ‘Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë’”.
11. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit