Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se kryeministrin Ramush Haradinaj po e lëshojnë shpejt nervat, duke mos arritur kështu të qëndrojë më shumë se gjysmë ore në seancën e Kuvendit.
Ai tha se do të ishte mirë që kryeministri ta përgatisë mendjen dhe të përballet më suksesshëm me opozitën.
“S’e paskemi kryeministrin këtu. Është mirë ai me përgatit pak mendjen e nervat për m’u përballë ma suksesshëm me opozitën se p’e lëshojnë shumë shpejt edhe kondicioni edhe përgatitja, e s’po mundet me nejtë ma shumë se gjysmë ore në seancë”, tha Konjufca