Ushtarët izraelitë plagosën pesë palestinezë gjatë bastisjes në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar, njoftoi Ministria palestineze e Shëndetësisë.
Në deklaratë thuhet se ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj palestinezëve gjatë bastisjes në fshatin Burkin, që i përket Jeninit. Pesë palestinezët e plagosur u transportuan në spitalin shtetëror në Jenin.
Dëshmitarët thonë se përplasja ka ndodhur kur ushtarët izraelitë u përpoqën të bastisin fshatin dhe banorët e saj dhe se pjesëtarët e forcave të sigurisë kanë përdorur municione të vërteta.
Palestinezi Muhammed Atik për AA tha se ushtarët rrethuan shtëpinë e 26-vjeçarit Ramy Ganim.
Sipas tij, ushtarët me përdorimin e forcës e nxorrën Ganim nga shtëpia dhe e arrestuan atë./Rtv Islam/


