Pas hetimeve të nisura në disa bashki dhe komuna të vendit për problemet me pronat duket se radha i ka ardhur edhe Durrësit ku burime mediatike shpjegojnë se janë vënë në hetim rreth 40 punonëj të hipotekës dhe ALUIZNIT për probleme me pronat në qarkun e Durrësit.
Burime konfidenciale bëjnë me dije për Ora Neës se prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për tjetërsimin e pronave në qytetin bregdetar. Informacionet tregojnë se në shënjestër janë vënë 30 punonjës të Hipotekës dhe të ALUIZNI-t. Prokuroria ka kërkuar të merren në pyetje punonjësit e ALUIZNI-t dhe të Hipotekës.
Ndërkohë për abuzimet me tokat në bregdetin e Shëngjinit janë 23 persona në hetim, mes tyre kryetari i bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj.
© SYRI.net


