Çlirimi i Tal Rifat do të përmbush qëllimin e operacionit “Dega e Ullirit”

Mos i humb

Terroristët e YPG/PKK-së nga Afrini i çliruar kaluan dhe u mblodhën për të pushtuar qarkun fqinj Tal Rifat, çlirimi i të cilit është paraparë në planin e radhës të forcave turke të sigurisë në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” dhe mundësimin e kthimit të qindra e mijëra banorëve.

Tal Rifat ndodhet në juglindje të Afrinit dhe është një vend i rëndësishëm strategjik, pastrimi i të cilit nga terroristët imponohet si detyrë logjike e vazhdimit të operacionit “Dega e Ullirit”.

Terroristët e YPG/PKK-së të cilët më parë kanë pushtuar bregun lindor të Eufratit dhe rajonin veri-perëndimor të Afrinit në fillim të vitit 2016 u përpoqën të pushtojnë edhe Tal Rifat dhe Al Bab dhe kështu të pushtojnë të gjithë zonën veriore kufitare të Sirisë.

Terroristët nga Afrini me shpejtësi pushtuan Tal Rifatin dhe periferinë e saj.

Krijesa e shtetit-paralel terrorist të YPG/PKK-së në veri të Sirisë përbëhet nga gjashtë të ashtuquajtura kantone në tre rajone. Hasek dhe Kamishli janë në rajonin Jazeera, Kobani dhe Tal Abyad formojën rajonin Kobani, ndërsa rajoni Afrin përbëhet nga Afrini dhe Shehba. Rajonit Rakka terroristët i kanë dhënë status gjoja special brenda enklavës imagjinare terroriste.

Tal Rifat ndodhet në të ashtuquajturin Kantonin Shehba, i cili është dashur të shërbejë si lidhje midis Afrinit dhe Mumbixhit, por forcat turke në operacionin e vitit të kaluar “Mburoja e Eufratit” e çliruan Al Bab-in dhe shkëputën lidhjet terroriste mes Tal Abyad dhe Mumbixhit.

YPG/PKK pas pushtimit të Tal Rifatit ka dëbuar afër 250 mijë banorë, kryesisht të komuniteteve etnike arabe. Refugjatët janë vendosur në rajonin e Azazit, i cili ndodhet në veri të Tal Rifatit , e cila është çliruar në operacionin “Mburoja e Eufratit”.

Me qëllim të ndryshimit të imazhit demografik, terroristët e YPG/PKK-së në Tal Rifat kanë vendosur familjet kurde nga Afrini. Aktualisht në qendër të Tal Rifatit jetojnë midis 15 mijë dhe 20 mijë civilë, përfshirë disa qindra popullsi autoktone arabe të këtij qyteti.

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dje deklaroi se forcat e armatosura turke së shpejti do të çlirojnë Tal Rifat-in dhe kështu të arrijnë qëllimin e operacionit “Dega e Ullirit”.

Refugjatët nga Tal Rifat-i dhe pjesëtarët e Ushtrisë së Lirë të Sirisë (ULS) fundjavën e kaluar në Azaz mbajtën protesta masive ku bënë thirrje për çlirimin e Tal Rifat-it.

Në kuadër të ULS-së një numër i madh i luftëtarëve vjen pikërisht nga Tal Rifat dhe së bashku me ushtrinë turke ata morën pjesë në çlirimin e Afrinit./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit