Haradinaj me qeveri të pakicës

Mos i humb

Lista Serbe ka marrë vendim të dalë nga Qeveria e Kosovës dhe tani kryeministri Ramush Haradinaj ka mbetur me “qeveri të pakicës”, por pavarësisht kësaj ai është shprehur i sigurtë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.

Ndërkohë, opozita nuk shpreh ambicie për rrëzimin e Qeverisë, Lista Serbe të martën ka marrë vendim për të dalë nga Qeveria e Kosovës në shenjë proteste ndaj arrestimit të shefit të së ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, pasi kishte hyrë në veri të Mitrovicës pa lejen e autoriteteve kosovare. Kështu koalicioni qeverisës nuk e ka shumicën në Kuvend pasi ka vetëm 53 deputetë.

Megjithatë, kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur i sigurt se Qeveria e drejtuar nga ai nuk do të rrëzohet dhe se nuk do të ketë zgjedhje të reja, shkruan gazeta zëri. Në anën tjetër, subjektet opozitare nuk shprehin pretendime për ngritjen e iniciativës për rrëzimin e Qeverisë, gjë të cilën e kanë kërkuar javët e fundit. Kurse analistët politikë thonë se edhe në të kaluarën në Kosovën kanë funksionuar qeveri të pakicës, prandaj ata thonë se vështirë se do të ketë zgjedhje në këtë kohë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit