Kryetari i PDK-së ka nisur një fushatë nëpër qytete të ndryshme me moton “Dekada e Re”.
Në Ferizaj nuk ka thënë asnjë fjalë për skandalin e kidpanimit dhe depërtimit të gjashtë gylenistëve në Turqi, por ka folur për perspektivën e Kosovë në BE e NATO.
Ka thënë se s’duhet lejuar alternativa të reja.
E kishte filluar “Turin e Dëgjimit” në pranverën e 2017-ës si një shenjë kjo se vendi po shkonte në zgjedhje, nga ku Veseli pretendonte se po e bënte një gjë të tillë për t’i dëgjuar hallet e qytetarëve.
Por vetëm pak kohë pas “Turit të Dëgjimit”, vendi shkoi në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Njësoj po vepron edhe tani. Ani pse ka vetëm pak muaj që Kosova zhvilloi zgjedhjet e parakohshme. Kreu i PDK-së tash ka filluar me “Dekadën e Re”.
Partia Demokratike e Kosovës shpejt do të përballet me zgjedhjet brenda partisë. Thonë se përmes këtyre zgjedhjeve, do të ketë reforma të mëdha në të mirë të Kosovës./Kosova Post/