Afrin, përforcohet siguria e qytetit

Mos i humb

Policia ushtarake e përbërë nga anëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS), filluan detyrën në qendrën e qytetit Afrin për të forcuar praktikat e përgjithshme të rendit publik.

Qeveria e përkoshme siriane, në muajin dhjetor të vitit të kaluar kishte njoftuar se 30 nën grupe të lidhura me ULS-në janë bashkuar nën emrin “Ushtria Kombëtare”.

Policia ushtarake kombëtare ishte krijuar për të mbështetur policinë e formuar në rajonin e operacionit “Mburoja e Eufratit”.

Njësitë e ULS-së duke e dorëzuar sigurinë e qendrës së qytetit tek policia ushtarake, u drejtuan në pjesët rurale të qytetit për kërkim dhe aktivitete të përgjithshme të rendit publik.

Në këtë drejtim policia ushtarake formoi pika të kontrollit në hyrjet dhe daljet të qytetit.

Komandanti i policisë ushtarake në Afrin, Muhammed el Bushi, për AA tha se, “Pas pastrimit të qendrës së qytetit nga organizatat terroriste, vazhdojmë intensivisht punimet tona për të siguruar sigurinë e civilëve”.

Më 18 mars Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe ULS çliruan Afrinin, ndërkohë që kanë vazhduar aktivitetet për pastrimin e plotë të terrenit nga prania e pjesëtarëve të YPG/PKK-së të cilët janë fshehur në zonat malore./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit