Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, tha sot se prioritet i Kosovës është bashkimi i Mitrovicës, që nuk duhet ndërruar me ulësen në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Kurti ka numëruar përparësitë që ka Kosova dhe quhet shfrytëzuar në raport me Serbinë, ani pse, sipas tij, Kosova ka marrë shumë më pak se sa Serbia përgjatë 6 viteve të dialogut.
Ai thotë se Kosova në asnjë mënyrë nuk duhet të bëjë kompromise për të siguruar ulësën në OKB. Sic shprehet Kurti, nuk mund të jepet territor për të fituar vendin në OKB. “Prioritet duhet të jetë bashkimi i Mitrovicës, më falni por jo ulësja e OKB-së. Nuk jam kundër ulëses në OKB, por bashkimin e Mitrovicës nuk mund ta krahasojmë me ulësen në OKB”, tha Kurti.


