Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti edhe njëherë ka përsëritur se Qeveria aktuale Haradinaj nuk është stabile dhe duhet të jep dorëheqje, poashtu vendi duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje.
Hoti ka thënë se kjo qeveri është e pakicës e cila ka vetëm 42 deputetë dhe duhet të jep dorëheqje.
“Me daljen e Listës Serbe qeveria është me 42 deputet nga një pakicë. Është me se e qartë se kjo nuk mundet të vazhdoj më tutje. Pakicë në kuvend sheh në secilën komision. Më çudisin disa deklarata kur po thojnë se qeveria është stabile. Ata duhet të dalin dhe të jepin dorëheqje” ka thënë Hoti.
Deputeti Hoti tha se me largimin e Listës Serbe nga qeveria, vendi duhet detyrimisht të shkojë në zgjedhje.
“Qëndrimi i LDK-së dhe kryesisë, është vlerësim që vendi nuk mund të qeverisët më tutje nga kjo qeveri e pakicës. Po flitet për marrëveshjen gjithëpërfshirëse të Listës Serbe. Si rezultat vendi duhet detyrimisht me shku në zgjedhje. Ne kemi ofruar propozimin tonë për një ftesë të përbashkët për të zgjedhur datën e zgjedhjeve. Nëse kjo nuk ndodh jemi të obliguar që të qojmë përpara mocionin e mos besimit. LDK-ja është e gatshme, le ta marrin të gjithë këtë seriozisht.Kemi fillu me biseduar me disa prej subjekteve politike dhe presim që ditët e ardhshme të marim përgjigje në lidhje me ftesën që i kemi dërguar për datë të zgjedhjeve”, tha Hoti


