Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së vizitë zyrtare në Kinë

Mos i humb

 

 

 

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë, ku pritet të takojë presidentin kinez, Xi Jinping dhe zyrtarë tjerë të vendit.

Ndërkohë është paralajmëruar edhe një vizitë e tij në qendrën kineze për stërvitje të trupave paqësore, si dhe një adresim në Mbledhjen e Madhe Aziatike.

Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, një ditë më parë tha se takimi mes Guterres dhe Xi do të realizohet të dielën.

Është paraparë që dy liderët ti adresohen forumit aziatik, Boao, punimet e të cilit do të fillojnë të dielën në krahinën Hainan. Forumi Boao, konsiderohet forumi botëror ekonomik i Azisë.

Në maj të vitit të kaluar, presidenti kinez Xi, priti në një takim Guterresin, i cili mbajti fjalim në një konferencë në Pekin, në të cilin nismën e Kinës “Një rrip, një rrugë” për ndërtimin e hekurudhave, porteve dhe objekteve të tjera që do të lidhin Azinë dhe Evropën, e krahasoi me synimet që ka OKB deri në vitin 2030, për ulje të varfërisë ekstreme dhe mbrojtje të mjedisit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit