Siri, rritet në 28 numri i të vdekurve nga shpërthimi në Idlib

Mos i humb

Sipas një zyrtari të Mbrojtjes Civile lokale, numri i të vdekurve nga shpërthimi vdekjeprurës në qytetin veriperëndimor sirian, Idlib, është rritur në 28.

Muhammed Haj Youssef për Agjensinë Anadolli bëri të ditur se përveç 28 personave që humbën jetën, rreth 135 persona të tjerë janë plagosur në shpërthimin e djeshëm që goditi një ndërtesë banimi në qytet.

Raportet e mëparshme thonin se numri i të vdekurve ishte 15, ndërsa numri i të plagosurve 36.

Shkaku i shpërthimit mbetet i paqartë.

Youssef tha se përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit janë duke u zhvilluar për të kërkuar të mbijetuarit nën rrënoja.

Sipas burimeve të Mbrojtjes Civile, qyteti Idlib i kontrulluar nga grupet e armatosura kundër regjimit, ka qenë nën sulme të fuqishme ajrore gjatë dy muajve të fundit, gjë që shkaktoi qindra të vdekur dhe të plagosur.

Idlibi i cili ndodhet në veri të Sirisë pranë kufirit turk, vitin e kaluar u shpall një “zonë e deeskalimit” ku veprimet e agresorit janë të ndaluara.

Siria u përfshi në një luftë civile shkatërrimtare në fillim të vitit 2011, kur regjimi i Asadit u përpoq të shtypë me forcë protestat pro-demokratike, të cilat shpërthyen si pjesë e kryengritjeve të “Pranverës Arabe”.

Zyrtarët e OKB-së thonë se qindra mijëra njerëz janë vrarë në konflikt./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit