Një avion i tipit “Mirage 2000” i Forcave Ajrore të Greqisë është rrëzuar në afërsi të ishullit Skyros, i cili gjendet në lindje të gadishullit Eyvia.
Në njoftimin e lëshuar nga Forcat Ajrore Greke, theksohet se avioni është rrëzuar në ujërat verilindore të ishullit në 12:15, sipas kohës lokale.
Theksohet se kanë filluar punimet për kërkim dhe shpëtim në rajon, ndërsa mediat greke raportuan se avioni është rrëzuar gjatë uljes.
Ende nuk dihet nëse ka të vdekur apo të plagosur nga aksidenti.


