Zv/kryeministri dhe zëdhënës i Qeverisë së Republikës së Turqisë, Bekir Bozdag, deklaroi se Turqia është kundër regjimit të Asadit.
“Qëndrimi i Turqisë mbi çështjen e Sirisë është i qartë. Turqia në Siri është kundër regjimit të Asadit, kundër përdorimit të armëve konvencionale dhe armëve kimike, përleshjeve të brendshme, shpërnguljes së banorëve dhe kundër të gjitha organizatave terroriste, përfshirë DEASH, PKK, KCK, PYD/YPG”, theksoi Bozdag./Rtv Islam/


