Zgjedhjet turke – 26 prilli data e fundit që kandidatët të dorëzojnë postet publike

Mos i humb

 

 

Këshilli i Lartë Zgjedhor i Turqisë (YSK) njoftoi të shtunën në mbrëmje afatin përfundimtar për zyrtarët, që do të dorëzojnë postet publike për t’u shpallur kandidatë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 24 qershorit.

Sipas YSK-së, kandidatët duhet të paraqesin kërkesat për pensionim ose dorëheqje nga posti deri më datë 26 prill.

Në deklaratën e shkruar të Këshillit të Lartë Zgjedhor theksohet se vendimi i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM) “për afrimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme dhe mbajtjen e tyre më 24 qershor” është marrë në seancën e datës 20 prill dhe po të njëjtën ditë ky vendim është botuar në numrin e përsëritur të Fletores Zyrtare.

Nga ana tjetër, YSK-ja bëri me dije gjithashtu se do të përdorë të dhënat e popullsisë së vitit 2017, të marra nga Sistemi i Regjistrimit të Popullsisë Sipas Adresës, për të përcaktuar numrin e rretheve zgjedhore dhe deputetëve që ato do të nxjerrin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit