Instruktorët protestojnë para Qeverisë së Kosovës

Mos i humb

 

 

Dhjetëra instruktorë të autoshkollave kanë protestuar sot para Qeverisë së Kosovës duke reaguar kështu ndaj neglizhencës së institucioneve për licencimin e tyre tash e dy vite.

Sipas tyre, një neglizhencë e tillë është e paarsyeshme, prandaj edhe protesta ishte hapi i fundit i tyre për të kërkuar realizimin e së drejtës.

Njëri nga instruktorët të pa licencuar, Armend Bytyqi tha se Ministria e Infrastrukurës nuk ka dhënë asnjë përgjigje sa i përket licencimit të tyre edhe pse është premtuar që një gjë e tillë të përfundojë në muajin mars.

“Sot jemi tubuar këtu për shkak të mos licencimit pasi nuk po mundemi të hyjmë në provim për licencë.Faktikisht ne i kemi përfunduar provimet, trajnimet nëpër instruktor qysh në vitin 2016 dhe prej asaj kohë nuk kemi mundur të hyjmë në provim për licencim, do të thotë për të ushtruar detyrën për çka kemi përfunduar. Disa herë na kanë premtuar që do të hyjmë në licencë por ende nuk ka asnjë përgjigje. Në janar kemi mbajtur protestë ku na është premtuar që në muajin mars kanë me përfunduar gjithsesi, por kjo nuk ka ndodhë dhe për këtë arsye kemi dalë edhe njëherë që të kem një takim qoftë me kryeministrin apo ministrin e infrastrukturës që të marrim një përgjigje më të saktë se çfarë do të ndodhë me neve”, tha Bytyqi, raporton Kosova Post./AlbanaHajdari/Eren Beksaç/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit