Banorët e fshatit Hade sot do të protestojnë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Kjo protestë është thirrur për të shprehur pakënaqësitë ndaj vonesës në procesin e zhvendosjes së tyre.
Dje ka nisur rrënimi i shtëpive të tyre ndërsa aksioni ka ndodhur nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Mjedisit, komunës së Obiliqit dhe Policisë së Kosovës.