Në Kosovë prilli i këtij viti më i nxehti që nga lufta e dytë botërore

Mos i humb

Sipas analizave preliminare rezulton që edhe në Prishtinë ky prill është më i nxehti që nga paslufta e dytë botërore, shënime të cilat ekzistojnë për Prishtinën. Kështu ka thënë meteorologu, Mendim Rugova.

“Temperatura mesatare mujore e prillit deri më tani (28.04) është 14.6C ose 4.7C më e lartë se mesatarja mujore për periudhën 1961-1990 që është 9.9C.

Muaji prill i vitit 2016 deri më tash ishte më i nxehti me mesatare mujore prej 13.8C dhe temperaturë maksimale që arriti deri në 29C.
Po sipas këtyre shënimeve, prilli i vitit 1997 ka qenë më i ftohti, me mesatare mujore prej vetëm 4.6C, ku karakteristikë e këtij viti ishte një valë e të ftohtit që zgjati për pothuajse 20 ditët e para të muajit, dhe temperatura minimale zbriti deri në -6.5C”, ka shkruar Rugova në Facebook./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit