Ismaili: Prishtina ka nevojë për një spital të qytetit

Mos i humb

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka thënë se Prishtina ka nevojë për një spital të qytetit, por projekti dhe realizimi i tij ka vite që është zvarritur, duke lënë prishtinasit pa shërbimet shëndetësore që i meritojnë.

Ai ka shkruar në facebook se kur ka ardhur në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, një nga prioritet e tij ka qenë ndërtimi i këtij spitali.

“Për ta avancuar këtë projekt, sot pata një takim të frytshëm me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, të cilin e falënderoj për bisedën konstruktive. Prishtina do të bëhet me spitalin e saj dhe rezultatet e para do të shihen së shpejti”, ka shkruar ai./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit