Policia e Parisit theksoi se 109 persona janë në paraburgim pas protestave të 1 Majit kundër reformave nga presidenti francez, Emmanuel Macron, të cilat ishin të dhunshme në kryeqytetin francez, .
Demonstratat e ndezura të martën regjistruan automjete të djegura, restorant të thyer të McDonald’s-it dhe vandalizëm në dyqanet e automjeteve.
Ata që janë në paraburgim dyshohen për vepra penale që përfshijnë transportimin e armëve të ndaluara. Disa njerëz mbetën të plagosur.
Kreu i policisë së Parisit, Michel Delpuech, tha se dhuna u krye nga sulmuesit e maskuar nga një grup anarkist i quajtur “Black Bloc“ që gjithsej ka rreth 1.200 anëtarë.
Ai shtoi se “dëshira e grupeve radikale ka qenë që të krijojnë një ditë jashtë kontrollit”.


