Ministri gjerman Punëve të Jashtme, Haiko Maas, duke theksuar se nuk besojnë që SHBA-të do të tërhiqen nga marrëveshja për programin bërthamor me Iranin, tha se “Nuk ka asnjë arsye që Gjermania të tërhiqet nga marrëveshja”.
Maas i cili ndodhet në Etiopi për një vizitë zyrtare u takua me zv/presidentin e Komisionit të Unionit Afrikan, Kwesi Quartey.
Maas në një konferencë për media pas takimit në lidhje me deklaratën e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, se inteligjenca izraelite ka zbuluar dëshmi të reja se Irani po punon për një program të ri të fshehtë për prodhimin e armëve bërthamore tha se “Dokumentet e prezantuara nga Netanyahu i përkasin të kaluarës. Shumica prej tyre tashmë janë të njohura për ne”.
Ai tha se janë në dialog me autoritetet e SHBA-ve në lidhje me çështjen dhe se dëshirojnë që SHBA-të të mbesin në kuadër të marrëveshjes. Mass shprehu besimin se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, nuk do të tërhiqet nga marrëveshja për programin bërthamore me Iranin.
Irani e quan Netanyahun “bari gënjeshtar”
Ministri i Jashtëm i Iranit, Xhevad Zarif, pas deklaratave të kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka quajtur “bari gënjeshtar”.
Marrëveshja për programin bërthamor ishte nënshkruar në vitin 2015 mes Iranit dhe shteteve P5+1 (SHBA, Britania, Kina, Franca, Rusia dhe Gjermania) në periudhën e Barack Obamës si president të SHBA-ve.
Vendimi përfundimtar i Trumpit në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar pritet të shpallet më 12 maj./Rtv Islam/


