Iraku synon rritjen e bashkëpunimit me Turqinë

Mos i humb

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, është takuar në Ankara me homologun e tij irakian, Ibrahim al-Jaafari, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Turqi.

Duke folur me gazetarët para një takimi dypalësh në rezidencën e Ministrisë së Jashtme, Çavusoglu tha se al-Jaafari është në Turqi për të marrë pjesë në takimin e përbashkët të komisionit ekonomik.

Çavusoglu dhe al-Jaafari kanë biseduar shpesh përmes telefonit dhe u takuan në shumë takime ndërkombëtare, tha kryediplomati turk.

Ai theksoi se çështjet dypalëshe, çështjet rajonale dhe gjendja aktuale në Irak ishin ndër temat e diskutuara në takimet e mëparshme.

“Ne diskutuam çështjet aktuale me al-Jaafarin, duke përfshirë bashkëpunimin kundër terrorizmit dhe përpjekjet e Turqisë ndaj rindërtimit të Irakut, që përfshin zotimin tonë prej 5 miliardë dollarësh. Ne synojmë ta hapim kalimin e dytë kufitar dhe të rrisim tregtinë dypalëshe”, deklaroi ministri Çavusoglu.

Al-Jaafari, nga ana e tij, falënderoi homologun e tij turk për mikpritjen e tij dhe theksoi dinamizmin e ministrit të jashtëm turk.

Ministri i jashtëm irakian tha se shpresonte që takimi bilateral do të eliminonte pengesat në marrëdhëniet midis dy vendeve. /Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit