Haradinaj ia “ndalon” fjalën Blakajt, i tregon që ai është shefi

Mos i humb

Kryetari i Komisionit për Bujqësi, Pylltari , Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapsinor, Daut Haradinaj sot ka është pasur një debat të ashpër me drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, Idriz Blakaj.

Kjo polemikë në mes të Haradinajt dhe Blakajt erdhi në mbledhjen e sotme të Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural ku mes tjerash do të diskutohet edhe raporti vjetor i vitit që lamë pas nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës. Haradinaj derisa hapi këtë shqyrtim tha se ka ftuar edhe drejtorin e kësaj Agjencie edhe pse siç tha ai atij i ka kaluar mandati, e këtu plasi i gjithë sherri mes tyre pasi  “Nuk je në mandat të plotfuqishëm se tu ka shpallë konkursi” i tha Haradinaj drejtorit  Blakajt derisa ky i fundit filloj të komentoj duke thënë se ka mundur që mos të vije sot fare në raportim në komision, por Haradinaj ia bëri me dije se kudo qe të jesh do të ballafaqohesh me ligjin.

E kur Blakaj i tha Haradinajt se nuk e ka aspak frikën për çfarëdo ballafaqimi, aty debati filloj të nxehej, madje Haradinaj i tregoj  se sot ai është shefi që vendos kur me fol të tjerët.

“Edhe penalisht mund të ndjekësh,  Mos komento kur foli unë. Ti veç rri aty kur ta jap fjalën unë. S’je këtu në “kanagjeq”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit