Zgjedhjet në Irak, koalicioni i kryeministrit Abadi në avantazh

Mos i humb

 

 

Sipas rezultateve jozyrtare, koalicioni Nasir i kryeministrit irakian, Haider Al-Abadi, ka dalë i pari në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura ditën e djeshme në Irak.

Husejin Adili, zëdhënësi i koalicionit Nasir për AA është shprehur se “Koalicioni Nasir aktualisht është i pari sipas rezultateve të dala deri tani”.

Ndër të tjera Adili tha se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të zhvilluara ditën e djeshme në vend mund të shpallen në orët e mbrëmjes.

Në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura dje në Irak u njoftua se ka patur një pjesëmarrje mbi 44 për qind. /Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit