Së paku pesë persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetë të tjerë janë lënduar në një aksident rrugor, i cili sot në mëngjes ndodhi në lindje të Turqisë.
Gazetari i AA-së nga terreni lajmëron se në autostradën mes Erzurum dhe Bingolit në vendin Cat ka ndodhur përplasja e drejtpërdrejtë e minibusit dhe një automobili.
Në vendin e fatkeqësisë kanë mbërritur policia, si dhe ekipe mjekësore dhe të zjarrfikëses.
Së paku pesë persona kanë humbur jetën në vendin të ngjarjes, ndërsa dhjetë tjerë janë dërguar në spital.
Hetimi mbi shkaqet e aksidentit është në vazhdim, ndërsa komunikacioni në këtë rrugë është bllokuar.


