Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka shkruar se Gjakova ka mbetur prej kohësh pa investime në infrastrukturën rrugore, por dinamika e investimeve të tanishme iu jep besim se brenda tri viteve të ardhshme të gjitha rrugët në qytet dhe në fshatra të Gjakovës, do të rregullohen.
Ai ka shkruar në facebook se sot në Doblibare të Gjakovës, bashkë me përfaqësuesit e Komunës, inspektuam zhvillimin e punimeve në ndërtim të rrugës që e lidhë këtë pjesë me qytetin.
“Nuk do të ketë ndërprerje dhe tejzgjatje të implementimit të projekteve, për këtë do të jemi garant ne”, ka shkruar ai./Kosova Post/


