Avionë luftarakë të Irakut kanë goditur dy pozicione të DEASH-it brenda territorin sirian.
“F-16 irakianë goditën sot dy vende, një shtab të përdorur nga anëtarët kryesorë të grupit terrorist dhe një depo që përdoret për ruajtjen e raketave në zonën Hajin”, tha në një deklaratë komanda e përbashkët e ushtrisë irakiane.
Deklarata thekson se operacioni arriti objektivin e tij duke shkatërruar plotësisht të dyja objektivat.
Më herët këtë muaj, në dy raste të veçanta, 4 dhe 6 maj, avionë luftarakë irakianë goditën pozicionet e DEASH-it në provincën verilindore Al-Hasakah të Sirisë.
Po ashtu edhe më 19 prill, avioni ushtarak irakian kreu sulme ajrore që synonin pozicionet e DEASH-it në Deir ez-Zor.
Qeveria e Irakut ka thënë se sulmet u miratuan paraprakisht nga Damasku.
Dhjetorin e kaluar, zyrtarët në Bagdad deklaruan se prania ushtarake e DEASH-it në Irak është shkatërruar pas një lufte tre-vjeçare.
Megjithatë, forcat irakiane vazhdojnë të kryejnë operacione të shpeshta kundër DEASH-it, duke sugjeruar se grupi terrorist ende mban një prani aktive në disa pjesë të vendit.


