Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım ka deklaruar se terrorizmi nuk zë më vend në rendin e ditës në Turqi.
“Terrorizmi është hequr nga rendi i ditës së Turqisë. Kanë ndaluar shkuarjet në mal (bashkangjitja në organizatën terroriste PKK). Fëmijët tanë nuk shohin më se si të arrijnë në mal, sepse e kanë kuptuar se atje ka padrejtësi, atje ka vuajtje dhe lotë”, ka thënë Yıldırım.


