PE reagon ndaj taksave shtesë të SHBA-ve

Mos i humb

 

Presidenti i Parlamentit Europian (PE), Antonio Tajani, ka njoftuar se Bashkimi Europian (BE) është gati të mbrojë interesat e qytetarëve evropianë me të gjitha mjetet e mundshme, përballë taksave doganore shtesë të vendosura nga SHBA për importet e çelikut dhe aluminit.

“Kam përjetuar një zhgënjim të thellë nga taksat doganore shtesë që SHBA do të vendosë në zbatim për çelikun dhe aluminin e importuar”, është shprehur Tajani në një deklaratë me shkrim.

Antonio Tajani theksoi gjithashtu se taksat shtesë janë masa të njëanshme dhe të padrejta që do të dëmtonin rëndë punëtorët, sektorët dhe konsumatorët në të dy anët e Atlantikut.

“BE është e gatshme të mbrojë interesat e qytetarëve të saj me çdo mjet të mundshëm”, ka vlerësuar Tajani duke kujtuar se politikat proteksioniste kanë pasur pasoja negative në të kaluarën.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, më 9 mars njoftoi se çeliku dhe alumini i importuar do të jenë subjekt i një tarife doganore me 25 për qind dhe 10 për qind. Për Kanadanë dhe Meksikën, BE-në, Australinë, Argjentinën, Brazilin dhe Korenë e Jugut ishte bërë një përjashtim i përkohshëm deri më 1 qershor.

Në një konferencë për mediat nga Departamenti i Tregtisë, Sekretari amerikan i Tregtisë, Wilbur Ross, njoftoi se SHBA-të që nga 1 qershori do të aplikojnë tarifat doganore shtesë për çelikun dhe aluminin e importuar edhe për BE-në, Kanadanë dhe Meksikën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit