Avioni ushtarak indian Jaguar është rrëzuar të martën në shtetin perëndimor Gujarat.
Avioni është rrëzuar shpejtë pasi ishte nisur nga baza ushtarake. Piloti, Air Commodore Sanjay Chauhan, ka humbur jetën në aksident.
Koloneli Manish Ojha tha se avioni ushtarak ishte në mision rutinor për stërvitje.
Është urdhëruar hetim për të zbuluar shkaqet e fatkeqësisë.


