Ambasadori i Turqisë në Irak, Fatih Yildiz deklaroi se nuk bëhet fjalë për ndërprerjen e furnizimit me ujë të Irakut për shkak të fillimit të akumulimit të ujit në digën Ilisu që do të fillojë më 1 qershor.
Ambasadori Yildiz gjatë konferencës për shtyp të organizuar në ambientet e ambasadës turke në Bagdad bëri të ditur se Turqia çdoherë ka bërë përpjekje për ruajtjen e ujërave dhe se kjo çështje është bërë një fushë e bashkëpunimit mes Ankarasë dhe Bagdadit.
Duke vënë në dukje se me palën irakiane muajin e kaluar është arritur në marrëveshje në lidhje me hartën rrugore që do të ndiqet gjatë akumulimit të ujit në digën Ilisu mes datave 1 qershor-1 nëntor, ambasadori Yildiz tha se në opinionin publik qarkullojnë disa gjëra që injorohen në lidhje me digën Ilisu.
“Fillimi i akumulimit të ujit në digën Ilisu nuk nënkupton ndërprerjen e plotë të furnizimit me ujë. Çështja mbi të cilën është arritur në konsensus është ajo për rregullimin e rrjedhës së ujit. Prandaj, uji nuk do të ndërprehet, por do të vazhdojë të rrjedh. Një pjesë e madhe e ujit vazhdon ti jepet Irakut”, bëri të ditur ambasadori Yildiz.
Ai theksoi se Turqia pa bërë konsultime me fqinjët nuk do të hedh asnjë hap në lidhje me digën Ilisu dhe se nuk do të hedh hapa të njëanshme, por të përbashkëta për shkak të faktit se uji i takon të gjitha vendeve që kanë brigje në të./trt/


