Ky lapidar i ngritur në sheshin “Nëna Terezë” të Prishtinës do të përurohet sot. Të pranishëm do të jenë drejtuesit shtetërorë dhe politikë të vendit, përfaqësues nga NATO-ja, ish-komandantë të KFOR-it, familjarë të të rënëve, përfaqësues të shteteve të tyre dhe të ftuar të tjerë.
Lapidari shpreh mirënjohjen për ushtarët e rënë, për familjet e tyre dhe shtetet e tyre në shërbim të paqes dhe sigurisë. Po ashtu, për ne është edhe dëshmi e shprehjes së mirënjohjes për ushtarët e aleancës së NATO-s dhe KFOR-it, me çka tregojmë jo vetëm nderimin dhe mirënjohjen, por edhe synimin tonë si shtet që edhe Kosova të jetë anëtare e NATO-s.
Duke nderuar të kaluarën dhe sakrificën e ushtarëve të NATO-s, ne tregojmë edhe përkushtimin tonë drejtë së ardhmes. Një komb që nderon sakrificën e aleatëve, ai ka nderuar vetveten dhe ka siguruar të ardhmen e tij. /Kosova post/


