Nis mirëmbajtja e lumit “Dullho” në qytetin e Rahovecit

Mos i humb

Ditën e sotme ka nisur mirëmbajtja e lumit “Dullho” në qytetin e Rahovecit.

Me anë të një komunikate për shtyp zyra për informim në Komunën e Rahovecit, njofton se Përparim Krasniqi, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike lidhur me mirëmbajtjen e lumit “Dullho” shprehet se duke parë gjëndjen jo të mirë të mirëmbajtjes së lumit, si drejtor kam marrë të gjitha masat e nevojshme për të nisur mirëmbajtjen i tij.

Në komunikatë thuhet gjithashtu se ky lumë do të këtë një kujdes të veantë pasi është i vetmi dhe kalon përmes Rahovecit dhe mirëmbajtja e tij është e domosdoshme.

Komunikata për mediat nga Komuna e Rahovecit:

“Lumi “Dullho”, që kalon përmes qytetit të Rahovecit, ka filluar të mirëmbahet pasi që deri më tani ky lum, nuk ka pasur ndonjë trajtim të mirë. Duke e ditur rendësin e tij, organet Kompetente Komunale ky lum të ketë trajtimin e duhur dhe të mos jetë i ndotur siç ka qenë deri më tani. Përparim Krasniqi, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike lidhur me mirëmbajtjen e lumit “Dullho” shprehet se duke e parë gjendjen jo të mirë të mirëmbajtjes së lumit, si drejtor kam marrë të gjitha masat e nevojshme për të nisur mirëmbajtjen i tij. Ky lum do të ketë trajtim permanent pasi që është i vetmi lum, që kalon përmes qytetit të Rahovecit dhe mirëmbajtja e tij është i domosdoshëm.”

/Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit