Në ambientet e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili së bashku me kampionen olimpike, Majlinda Kelmendi, kanë vënë gurthemelin e Qendrës së Mjeksisë Fizikale dhe Rehabilitim.
Me këtë rast, ministri i shëndetësisë Uran Ismajli shprehet i lumtur që po fillon realizimi i këtij projekti, derisa ka shtuar se një qendër e tillë ka qenë shumë e nevojshme për Kosovën.
“Ndërtimi i një qendre të tillë ka qenë shumë e nevojshme. Ndërtimi i kësaj qendre të trajtimi ka qenë i projektuar shumë kohë më parë dhe tani po fillon jetësimi i saj. Ju kemi premtuar se do ta marrim shumë seriozisht ndërtimin e qendrës në mënyrë që të krijojmë kushte për sportistët tanë përveç kontrolleve në rast lëndimi ata edhe të trajtohen”, tha Ismajli duke shtuar më pas se ndërtimi i kësaj qendre është gjëja më e pakët që po bëhet për kategorinë e cila po e bënë Kosovën krenare kudo.
Ministri Ismajli ka premtuar se kjo qendër do të përfundoj më së largu brenda dy viteve, sepse tha ai Kosova mund ta përballojë koston financiare për ndërtimin e qendrës.
Nga ana tjetër, xhudistja e artë e Kosovës, Majlinda Kelmendi, duke folur për rëndësinë që ka qendra e tillë, tha se kjo qendër ka qenë nevojë imediate për sportistët. Sipas saj deri më tani sportistët e nuk kanë pasur adresë të qartë për trajtim në rast lëndimi, vetëm kanë ngarendur nëpër spitale e klinika private, gjë që e ka vështirësuar shumë trajtimin e tyre. ilipmistja e artë Majlinda Kelmendi.
“Unë qysh prej vitit 2015, fatkeqësisht kam pasur shumë lëndime dhe për një problem ma të vogël duhet të shkosh në spitale private, kështu që kjo ëhstë diçka për të cilën ne kemi shumë nevojë. Është mirë , sepse në rast lëndimi tani e di se ku do të orientohesh për trajtim dhe se kush do të kujdeset për sportistët e lënduar2, tha Kelmendi, duke shpresuar se kjo qendër do të përfundojë në afatin sa më të shkurtër./Kosova Post/


